Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka njoftuar zyrtarisht Malin e Zi për dëbimin e një diplomati të tij nga Moska.
“Kjo masë është në përgjigje të vendimit të Malit të Zi, të miratuar më 4 mars të këtij viti, për të shpallur një diplomat të Ambasadës ruse në Podgoricës si persona non grata”, tha Ministria e Jashtme ruse më 24 mars.
Më herët gjatë këtij muaji, Ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli një diplomat rus persona non grata (person të padëshiruar), duke thënë se vendimi ishte marr në bazë të rekomandimit nga agjencia kombëtare e sigurisë.
Njoftimi erdhi pasi mediat në Mal të Zi raportuan për pretendimet se dy anëtarë të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë u takuan në shkurt me një zyrtar të lartë nga partia në pushtet, Fronti Demokratik në qytetin Danilovgrad, raporton rel.
Raportet midis Rusisë dhe Malit të Zi për vite me radhë janë të komplikuara. Më 2014, Moska vendosi sanksione ndaj Rusisë, duke iu bashkuar bllokut evropian, pasi Moska aneksoi në mënyrë të paligjshme Gadishullin ukrainas të Krimesë.
Më 2016, Mali i Zi e akuzoi Rusinë se ka financuar përpjekjen e dështuar për grushtshtet, që u tha se kishte për qëllim ta ndalonte Malin e Zi që t’i bashkohej NATO-s.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...