Rusia ka njoftuar se ka urdhëruar dëbimin e një diplomati sllovak, si përgjigje të një veprimi nga Sllovakia për pretendimet e spiunimit të një diplomati rus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini javën e kaluar deklaroi se vendi i tij dëbon një diplomat rus, duke argumentuar se aktivitet e tij ishin drejtuar kundër Sllovakisë dhe NATO-s.
Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, shprehu keqardhje për “veprimin armiqësor” të Sllovakisë dhe njoftoi se Moska urdhëroi dëbimin e diplomatit sllovak si masë reciproke.
Ndryshe nga shumë vende të tjera, Sllovakia nuk i dëboi diplomatët rusë në mars të këtij viti për shkak të helmimit të ish spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin anglez Salisbury. Britania e Madhe e ka akuzuar Rusinë për helmim, të cilën Moska e kundërshton ashpër.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit