Hungaria ishte në mesin e vendeve që vendosën t’i bashkohen Britanisë së Madhe në dëbimin e diplomatëve rusë.
Për këtë edhe Moska rezervoi të drejtën për t’u përgjigjur veprimeve të Hungarisë mbi helmimin e Skripalit, transmeton portali arbresh.info.
Rusia ka deklaruar një diplomat hungarez persona non grata në përgjigje të lëvizjes armiqësore të vendit ndaj Moskës në lidhje me helmimin e ish oficerit të inteligjencës ruse Sergei Skripal dhe vajzës së tij në tokën britanike.
Më 30 mars, Rusia njoftoi për dëbimin e diplomatëve të shteteve perëndimore në Mbretërinë e Bashkuar dhe një numër vendesh evropiane, si dhe SHBA, Kanada dhe Australi, që përjashtuan stafin diplomatik rus.
Megjithatë, veprimet e katër vendeve, duke përfshirë Malin e Zi, Belgjikën, Hungarinë dhe Gjeorgjinë, mbetën pa përgjigje nga Moska./Arbresh.info/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...