Ministria e Jashtme ruse tha se po dëbon diplomatë bullgarë dhe polakë, pasi Sofja dhe Varshava muajin e kaluar dëbuan diplomatë rusë.
Rusia ka shpallur dy bullgarë dhe 45 polakë, pjesëtarë të ambasadave dhe konsullatave në Rusi, si “persona non grata”, pasi këto dy shtete kishin dëbuar nga shtetet e tyre numër të njëjtë të diplomatëve rusë.
“Kjo masë është në përgjigje të vendimit të pamotivuar të Bullgarisë, që në muajin mars shpalli ‘persona non grata’ dy diplomatë të Ambasadës ruse në Sofje”, tha Ministria e Jashtme ruse më 8 prill.
Në një njoftim të ndarë, kjo ministri po ashtu tha se ka dëbuar 45 diplomatë polakë. Polonia tha në mars se kishte dëbuar diplomatë rusë, pasi dyshonte se ata punonin për inteligjencën ruse.
Rusia tha se i ka thënë ambasadorit polak në Moskë se dëbimi i diplomatëve ishte në shenjë “proteste ndaj vendimit të pajustifikuar” të Varshavës për të dëbuar diplomatët rusë.
Që nga 4 prilli, nga shtetet evropiane janë dëbuar mbi 200 diplomatë rusë, në përgjigje të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës./rel
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...