Rusia i ka thënë Britanisë të largojë edhe 50 diplomatë të tjerë, në mes të tensioneve në rritje lidhur me rastin e spiunit rus dhe vajzës së tij në Britani.
Moska fillimisht dëboi 23 diplomatë britanikë, pasi një numër i njëjtë i diplomatëve rusë u larguan nga Londra, transmeton portali arbresh.info.
Por tani rusët po insistojnë që edhe më shumë diplomatë të Mbretërisë së Bashkuar duhet të largohen.
Thuhet se misionet diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Rusisë duhet të jenë të njëjta madhësi në secilin vend.
Në praktikë kjo do të thotë se të paktën 27 zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar u dërguan në shtëpi, raporton Paul Adams i BBC nga Moska.
Qeveria britanike fajëson Rusinë për sulmin me agjentëve nervorë ndaj Sergei dhe Julia Skripal. Moska e mohon atë./Arbresh.info/
Gjimshiti në formacionin e javës të Ligës së Kampionëve
Britania “godet” Rusinë me një paketë të re sanksionesh
ORCA kundër afateve shtesë për provime në UP
2024-a pritet të thyejë rekordet si viti më i nxehtë në hist...
Izraeli nënshkruan marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luf...
KQZ njofton me afatet për aplikimin e vëzhguesve për zgjedhj...