Google ADS

Rusia dëbon 18 diplomatë të zyrës së BE-së në Moskë

20:17 | 15 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Rusia shpalli persona të padëshiruar 18 diplomatë të zyrës së BE-së në Moskë, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton arbresh.info.

Përpara kësaj mase hakmarrëse, Ministria e Jashtme thirri ambasadorin e BE-së Marcus Exeter dhe shprehu protestën e saj të fuqishme kundër dëbimit të 19 diplomatëve rusë nga zyra në BE.

“Pala ruse ka deklaruar përgjegjësinë e BE-së për shkatërrimin e vazhdueshëm të arkitekturës së dialogut dhe bashkëpunimit dypalësh që është krijuar prej dekadash”, tha ministria në një deklaratë.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se ambasadorit Exeter i është folur për nevojën që Brukseli të respektojë Konventën e Vjenës të vitit 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme