Në ditën e 248 të luftës, ushtria ruse ka bombarduar gjatë gjithë natës qytetin lindor ukrainas Nikopol, i cili ndodhet përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia.
Mediat ukrainase kanë raportuar për dëmtime të mëdha në rrjetin e energjisë dhe në linjat e gazit. Ndërkohë, në Lugansk lufta ka marrë një pikë kthese, pasi trupat ukrainase po marrin kontrollin e autostradës strategjike Svatove-Kreminna, pasi disa javësh luftime të ashpra dhe të vazhdueshme.
Të premten, Moska deklaroi se ka përfunduar mobilizimi i pjesshëm nëpërmjet të cilit rreth 80 mijë qytetarë janë pajisur me armë.
“Pati një zjarr në disa ndërtesa, u shkatërruan apartamente e dyqane. Linjat e energjisë u bombarduan”, tha kreu rajonal Valentin Reznichenko./A2CNN
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...