Të paktën 2 persona janë vrarë dhe 23 të tjerë janë plagosur në një sulm rus me raketa ndaj një klinike mjekësore në qytetin Dnipro të Ukrainës.
Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë, ndërkohë që një nga viktimat është një 69-vjeçar, kanë deklaruar autoritetet lokale.
Nga sulmet kanë mbetur të dëmtuara shumë godina dhe zjarret kanë përfshirë një zonë të gjerë.
Rusia ka avancuar sulmet ajrore në Ukrainë në javët e fundit, pasi Kievi po përgatitet për kundërofensivën.
Nga ana tjetër, sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë asgjësuar tentativa të shumta të sulmeve ruse me dronë.
Edhe Moska ka përjetuar një rritje të sulmeve ajrore për të cilat fajëson ukrainën. Kryebashkiaku i qytetit Krasnodar ka deklaruar se një godinë e banuar dhe një zyrë janë dëmtuar pasi janë goditur nga dronët, të cilët nuk kanë shkaktuar viktima.
Ndërkohë, në zona të tjera të Rusisë zyrtarët vendas kanë bërë të ditur se rajoni i Belgorodit është ndodhur nën një sulm artilerie nga forcat ukrainase./euronews
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...