Rusia bombardoi Odesa-n: Të paktën 5 viktima, mes tyre një foshnjë tremuajshe

17:16 | 23 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Të paktën pesë civilë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të rusëve në Odesa. Zyrtarët ukrainas thonë se mes viktimave është një foshnje tre muajsh.

Ndërsa numri i të plagosurve deri më tani vlerësohet që të jetë 18. Raketat ruse goditën pasditen e së shtunës një ndërtesë ushtarake dhe dy blloqe banimi në qytet.

Zyrtarët thanë se forcat ruse qëlluan të paktën gjashtë raketa, por shumica u rrëzuan nga forcat ukrainase. Pamjet e publikuara në rrjet, të verifikuara nga mediat, tregojnë dy sulme ajrore në ndërtesa në qytetin jugor. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme