Rreth 2700 njerëz kanë mundur të largohen nga qyteti i rrethuar dhe i shkatërruar i Mariupolit gjatë ditës së sotme, ka deklaruar zv.kryeministri i Ukrainës.
Por, Iryna Vereshchuk ka akuzuar Rusinë për bllokimin e autokolonave të ndihmave humanitare në tre ditët e fundit, transmeton portal arbresh.info
Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu nuk ka mundur të arrijë në Mariupol.
Rusia ka marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qytetit dhe në një zonë, ajo shpërnadu furnizime për qindra banorë që dolen nga vendet e tyre të strehimit, shkruan Reuters.
Në vendngjarje ishte Denis Pushilin, kreu i enklavës separatiste të Donetskut të mbështetur nga Rusia, si dhe një zyrtar nga partia Rusia e Bashkuar e Putinit, Andrei Turchak, sipas mediave separatiste pro-ruse.
Turchak shkroi në kanalin e tij Telegram se Rusia do të rindërtonte Mariupolin, por shtoi: “Mos bëni gabim, Rusia është këtu përgjithmonë”./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030