Rusia ka arrestuar tetë persona në lidhje me shpërthimin e së shtunës së kaluar në urën kyçe që lidh Rusinë me Krimenë. Shërbimi i sigurisë FSB ka bërë të ditur se pesë nga të arrestuarit ishin rusë, ndërsa të tjerët ishin ukrainas dhe armenë.
Kremlini ka ripërsëritur edhe njëherë se Kievi qëndronte pas sulmit, por një zyrtar ukrainas e përshkroi hetimin rus si “të pakuptimtë”. Shpërthimi në urën e Krimesë ishte një goditje e fuqishme simbolike për presidentin rus Vladimir Putin, i cili e hapi urën në vitin 2018, katër vjet pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Presidenti Putin e quajti atë një “akt terrorizmi” që shkatërroi një pjesë kritike të infrastrukturës civile të Rusisë, raporton Reuters.
Moska pretendon se shpërthimi ishte organizuar nga Drejtoria kryesore e inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, dhe drejtori i këtij institucioni, Kyrylo Budanov. Kremlini akuzon Perëndimin për retorikë bërthamore provokuese. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se retorika e liderëve perëndimorë mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore është provokuese.
Ushtria e Ukrainës tha se trupat e saj po vazhdojnë avancimin e tyre në disa rajone, duke kapur pesë vendbanime të tjera. Ndërkohë ka pasur edhe shpërthime në disa qytete të kontrolluara nga Ukraina. Tre persona, duke përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, u plagosën rëndë nga bombardimet në Nikopol, në rajonin e Dnipros, tha një zëdhënës presidencial ukrainas.
Rreth 30% e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është goditur nga Rusia që nga e hëna, ndërsa qeveria u ka kërkuar civilëve të shkurtojnë përdorimin e energjisë elektrike dhe të mos përdorin pajisje shtëpiake si furrat dhe lavatriçet. Ndërkaq kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi postoi në Tëitter se centrali bërthamor i pushtuar nga Rusia kishte humbur fuqinë e jashtme. “Kjo humbje e përsëritur e fuqisë jashtë vendit është një zhvillim thellësisht shqetësues dhe nënvizon nevojën urgjente për një zonë mbrojtëse të sigurisë dhe sigurisë bërthamore rreth zonës,” shtoi ai.
Gjithashtu agjencia bërthamore ukrainase Enerhoatom në një postim në Telegram bëri të ditur se autoritetet ruse në uzinën, më e madhja në Evropë, nuk po e lejonin atë të dërgonte furnizime të reja të karburantit.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...