Google ADS

Rusia akuzon Ukrainën se shkeli kufirin detar, rriten tensionet në det

21:17 | 25 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Anijët e Gardës Kufitare të Rusisë kanë ndjekur anijet ukrainase që dyshohet se kanë shkelur kufirin dhe se po i afroheshin Kerçit që ndan Krimenë nga kontinenti rus.

Videoja e marrë nga njëra prej anijeve ruse tregon anijet e artilerisë të Ukrainës dhe një manovrim rimorkioje të rrezikshme për anijet e Rusisë, transmeton portali arbresh.info

Incidenti erdhi pasi anijët e Marinës së Ukrainës kaluan pa autorizim ne territorin detar të Rusisë, duke kërkuar të kalonin nëpër Strait të Kerçit. Veprimet e anijeve ukrainase nxitën ndërhyrjen e rojeve kufitare ruse.

FSB, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e kufijve të Rusisë, denoncoi veprimet e anijeve të Ukrainës si një provokim të qëllimshëm që synonte krijimin e “situatave të konfliktit” në rajon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme