Moska ka akuzuar autoritetet e Shteteve të Bashkuara se po keqtrajtojnë një grua ruse, e cila është e burgosur, nën akuzat se ka vepruar si agjente e huaj e paregjistruar në SHBA në emër të Kremlinit.
Rusia u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të intervenojnë në këtë rast.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u tha gazetarëve se Maria Butina po mbahet në qeli të ftohtë dhe është e vetme, përderisa zyrtarët amerikanë vazhdimit e pengojnë atë, në mënyrë që ajo të mos mund të flejë.
Ajo shtoi – ndonëse nuk ofroi dëshmi konkrete – se Butina nuk po ushqehet rregullisht. Zyrtarët nga ambasada ruse në Uashington e ka vizituar Butinën në burg më 26 korrik.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar lidhur me këto deklarata të Zakharovës.
Butina, 29-vjeçe, është akuzuar se ka tentuar që të depërtojë nëpër grupe politike, me qëllim që të shtyjë përpara interesat e Rusisë, teksa ka raportuar në Moskë për të gjitha informacionet që ka arritur të sigurojë. Ajo ka shkelur ligjet amerikane, pasi nuk ishte e regjistruar si agjente e huaj.
Ajo po mbahet në paraburgim në Uashington. Butina është deklaruar e pafajshme për akuzat e ngritura ndaj saj.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...