Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar Malin e Zi për qëndrime rusofobike, duke përfshirë edhe Presidentin e vendit, Milo Gjukanoviç.
Ai këto komente i ka bërë gjatë përgjigjjeve të pyetjeve të studentëve në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, transmeton portal arbresh.info
“Ku rata ju tradhëtojnë, jo personin, por njerëzit që ju qëndruan pranë, është gjë shumë e trishtueshme”, tha ai, raportojnë mediat shtetërore ruse.
Sidoqoftë, ai është i bindur se shumica e njerëzve në Mal të Zi nuk i ndajnë këto ndjenja dhe se liderët e tanishëm do të veniten.
Ministri i jashtëm rus i vjen keq për situatën sepse thotë se ai ka një dashuri për Malin e Zi.
“Fatkeqësisht, udhëheqësi i saj aktual, Milo Gjukanoviç, i cili ka qeverisur vendin për gati 20 vjet, ka marrë një qëndrim të qartë Rusofobik, i cili është kundër sensit të përbashkët dhe gjithçka që ai ka thënë më parë në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë,” vuri në dukje Lavrov./arbresh.info/
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...