Gjashtë danezë janë akuzuar nga Rusia për pjesëmarrjen në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës si mercenarë të huaj, tha Ambasada ruse në Danimarkë përmes një njoftimi më 27 dhjetor.
Akuza është ngritur pas një hetimi të kryer nga autoritetet ruse lidhur me rekrutimin dhe pjesëmarrjen e mercenarëve të huaj dhe danezët përballen deri me 15 vjet burgim, sipas Kodit Penal të Federatës Ruse, tha Ambasada.
Njëzet danezë janë regjistruar se kanë marrë pjesë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, tha Ambasada, duke shtuar se Ambasada ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme daneze.
Ministria e Jashtme e Danimarkës nuk ka reaguar ende për këtë zhvillim.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Lufta, që ende po vazhdon, ka vrarë mijëra persona, ka zhvendosur miliona të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën në Ukrainë./rel
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Mbi 30 të vdekur nga përplasja e një kamioni dhe një autobus...
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja