RUSI – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik së fundmi, ku tre motra adoleshente janë arrestuar pasi kanë vrarë me thikë babanë e tyre 57-vjeçar.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në kryeqytetin rus, Moske ku tre motrat Kristina 19 vjeçe, Angelina 18 vjeçe dhe Maria 17 vjeçe, rrezikojnë deri në 15 vite burg pas këtij krimi. Menjëherë pas vrasjes ato u shoqëruan në polici ku dhe pranuan krimit që kishin bërë.
Ai i torturonte ato në mënyrat nga më të ndryshmet. “Na detyronte të shtriheshim në tokë dhe të lepinim qimet e qenit tonë që kishim në shtëpi”- thanë motrat në polici.
Po ashtu edhe miq e të afërt konfirmuan në polici se babai i tyre ishte i tmerrshëm dhe abuzonte me to. Ai ishte dhe anëtar i një organizante kriminale në zonën ku jetonin. Bashkëshortja e tij, njëkohësisht dhe mamaja e tre vajzave e kishte lënë sepse nuk duronte dot më abuzimet dhe dhunën e tij.
Motrat pranuan në polici se ditën e vrasjes babai i tyre i kishte kërcënuar me thikë në apartamentin ku jetonin. Njëra prej motrave nuk ka duruar dhe ka reaguar duke e goditur me thikë.
Më pas ndërhynë dhe dy motrat e tjera të cilat e goditën edhe ato më thikë. 57-vjecari i plagosur u përpoq të arratisej por vdiq afër ashensorit ku edhe u gjet nga forcat e policisë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...