Rreth 1 mijë persona kanë marrë pjesë në manifestimin opozitar të zhvilluar në qendër të Moskës kundër mandatit të radhës presidencial të Vladimir Putin.
Manifestimi, i shoqëruar me parullën “Për Rusinë, kundër veprimeve arbitrare dhe hakmarrjeve”, është zhvilluar në sheshin Sakharov, transmeton tch.
Gjatë zhvillimit të tubimit nuk kanë munguar thirrjet “Rusia pa Putin”, ndërsa nuk janë regjistruar incidente.
Protesta përkonte me 5-vjetorin e trazirave në sheshin Bolotnaia të 6 majit 2012, që ishte dhe vigjilja e rivendosjes së Putin në krye të Rusisë.
Një javë më parë, banorë të Moskës dorëzuan pranë zyrave të administratës presidenciale letra ku i kërkonin presidentit Vladimir Putin që të mos garojë për një mandat të katërt.
Kjo formë proteste, e shoqëruar me parullën “Na ka ardhur në majë të hundës”, ishte organizuar nga lëvizja “Open Russia”, e themeluar nga Mikhail Khodorkovsky, ish-oligark dhe armik i Putin./Arbresh.info
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...