Google ADS

Rusi, rekord viktimash nga Covid-19 brenda 24 orëve

13:48 | 20 Tetor 2021
A. B.

Rusia ka shënuar rekord të ri të të vdekurve nga Covid-19 me 1.028 viktima të reja për 24 orë.

Brenda 24 orëve u regjistruan edhe 34.073 raste të reja të infeksioneve, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info

Autoritetet po përgatiten që të marrin masa më të rrepta kundër përhapjes së virusit. Në kuvend të martën u diskutua mundësia që rusët për një javë të mos shkojnë në vendet e punës për një javë duke filluar nga 30 tetori.

Besohet se në mesin e faktorëve që kanë ndikuar në rritjen e numrit të viktimave dhe infeksioneve janë shkalla e ulët e vaksinimit, mungesa e kujdesit nga banorët për t’u mbrojtur nga virusi dhe mungesa e masave më të rrepta nga qeveria.

Rreth 45 milionë rusë ose 32 për qind e popullsisë janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Kjo shifër është shumë e ulët, nëse krahasohet me atë në shtetet e zhvilluara perëndimore. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme