Rusi, protesta kundër ndalimeve në internet

21:05 | 13 Maj 2018
Trina Galanxhi

 Për ndalimet ndaj internetit u protestua në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 1500 persona u mblodhën në Moskë për të protestuar kundër kufizimeve ndaj internetit dhe ndalimin e aplikacionit për shkëmbimin e porosive, Telegram.

Protesta u organizua nga Mihail Kasyanov, lideri i Partisë së Lirisë së Popullit, një ndër figurat opozitare i cili ka qenë edhe kryeministër një periudhë.

Protesta ku morën pjesë edhe organizatat joqeveritare dhe për të drejtat e njeriut, përfundoi pa incidente.

Telegram ishte ndaluar muajin e kaluar në vend për shkak se nuk kishte ndarë çelësat e nevojshëm të enkriptimit që do të lejojë qasje në mesazhet e përdoruesve në Rusi me Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB). Në mbarë vendin ishin organizuar protesta pas këtij ndalimi./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme