George Romanov, anëtar i familjes Romanov, dinastia e fundit mbretërore ruse, u martua në dasmën e parë mbretërore të mbajtur në Rusi pas më shumë se 100 vitesh.
Romanov u martua me shkrimtaren italiane Rebecca Bettarini në Katedralen e Shën Isakut në Shën Petersburg.
Shumë të ftuar morën pjesë në ceremoni, e cila tërhoqi vëmendjen si dasma e parë mbretërore e mbajtur në Rusi pas një shekulli, sipas Anadolu Agency.
40-vjeçari George Romanov, anëtar i familjes Romanov, dinastia e fundit e carit rus, i cili u vra nga bolshevikët, banon në Spanjë.
Cari i fundit i Perandorisë Ruse, Nikolla II, u vra nga bolshevikët në vitin 1918 me gruan dhe pesë fëmijët e tij.
George Romanov lindi në Madrid si djali i Dukeshës së Madhe Maria Vladimirovna Romanova, që ishte mbesa e kushëririt të Nikollait, Dukës së Madh Kiril.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet