Rusi: Më shumë se 14 mijë të infektuar, 502 të vdekur

09:19 | 13 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Në Rusi janë regjistruar 14,861 raste të reja me koronavirus, duke e dëguar kështu numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në 4,057,698.

Në 24 orët e fundit, mbi 500 persona kanë humbur jetën, transmeton portal arbresh.info

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 79,696, raporton agjencia TAS.

Rusia renditet e katërta në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara të infektimit me koronavirus, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme