Të paktën 9.035 raste të reja me COVID-19 u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin në 414.878, bëri të ditur Task-forca emergjente
Rusia sot ka regjistruar më shumë se 9.000 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe mbi 100 vdekje në ditën e dytë me radhë.
Të paktën 9.035 raste të reja me COVID-19 u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar numrin në 414.878, bëri të ditur Task-forca emergjente.
Gjatë periudhës së njëjtë virusi mori jetën e 162 personave, krahasuar me 138 një ditë më parë, duke rritur numrin e vdekjeve në 4.855.
Që nga fillimi i pandemisë, në Rusi gjithsej 175.877 persona janë shëruar me sukses nga COVID-19.
Javën e kaluar, qeveria ruse hoqi kufizimet e izolimit duke thënë se situata është stabilizuar. Transporti ajror ndërkombëtar dhe hekurudhor ende është i pezulluar.
Dy zyrtarë të lartë rusë janë duke u trajtuar nga koronavirusi, ndërsa katër të tjerë janë shëruar.
Pandemia ka marrë më shumë se 372.100 jetë në të gjithë botën që nga shfaqja në Kinë dhjetorin e kaluar. SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë./AA
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?