Moska përgatitet për marshimin në përkujtim të udhëheqësit të vrarë rus, Boris Nemtsov, i cili u qëllua për vdekje mbi një urë shumë pranë Kremlinit në vitin 2015. I vlerësuar si reformator, demokrat dhe ish-zv.kryeministër nën drejtimin e presidentit Boris Yeltsin, ai ishte një kritik tejet i ashpër i presidentit aktual Vladimir Putin.
Për vrasjen e tij, në tetor dolën para gjyqit 5 shtetas çeçenë. Ata mohojnë akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa të afërmit e Nemtsovit thonë të bindur se, kushdo që të ketë urdhëruar vrasjen e tij nuk do të gjendet kurrë.
Boris Nemtsov u qëllua pas shpine teksa kthehej për në shtëpi nga një restorant, së bashku me të dashurën e tij ukrainase, mbrëmjen e vonë të 27 shkurtit të vitit 2015.
Pak përpara se të darkonte, ai kishte qenë në zyrat e radios “Ekho Moskvy”, duke iu bërë thirrje dëgjuesve që t’i bashkoheshin një proteste që do të zhvillohej atë fundjavë. Ai akuzonte presidentin rus se po niste një luftë të paligjshme me Ukrainën, gjë që solli për pasojë edhe vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi dhe krizën ekonomike që ka përfshirë Rusinë. Nemtsov thuhet gjithashtu se planifikonte në atë kohë të publikonte një dokument mbi përfshirjen e rusëve në Lindje të Ukrainës.
Dhjetëra mijëra vetë marshuan në Moskë dy ditë pas vrasjes së tij, ndërsa mijëra të tjerë morën pjesë në funeral. Aleatët politikë të Nemtsovit besojnë se vrasja e tij është kryer me synimin për të terrorizuar ata dhe për t’i detyruar të heshtin.
Aktivisti opozitar, Vladimir Kara-Murza u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen mitingjeve për përvjetorin e dytë të vrasjes së tij, marshime që priten të organizohen edhe në Shën Pjetërburg dhe Jekaterinburg. Kara-Murza ndodhet jashtë shteti, duke rimarrë veten nga një sëmundje, që e la atë në koma të induktuar për një kohë të caktuar. Simptomat e tij ishin të ngjashme me ato të sëmundjes për pak vdekjeprurëse të vitit 2015, që vet ai beson se ka qenë si pasojë e një helmimi të qëllimshëm.
Gjyqi ndaj 5 çeçenëve të akuzuar për vrasjen e Nemtsovit nisi në tetor. I dyshuari që ka kryer vrasjen, sipas hetuesve, është Zaur Dadayev, një ish-oficer nën komandën e Ramzan Kadyrov, udhëheqësit prorus të Republikës së Çeçenisë në rajonin e trazuar të Kaukazit Verior. Ky i fundit mohon të ketë lidhje me vrasjen.
Presidenti Putin e quajti vrasjen e tij si “të turpshme dhe cinike” dhe u angazhua se do t’i nxirrte përpara drejtësisë përgjegjësit.
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...