Gjykata Supreme ruse vendosi se “Dëshmitarët e Jehovait” janë një organizatë ekstremiste dhe të gjitha pronat e saj duhet t’ia dorëzojë shtetit.
Lajmi jepet nga mediet ruse, sipas të cilave, vendimi i gjykatës u konfirmua nga përfaqësues të kësaj feje në Rusi, të cilët thanë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Autoritetet ruse kanë vendosur disa nga materialet e publikuara të grupit në një listë literature ekstremiste të ndaluar dhe prokurorët në vend, prej kohësh e kanë cilësuar si një organizatë që shkatërron familjet, nxit urrejtje dhe kërcënon jetë.
“Dëshmitarët e Jehovait” janë një organizatë e krishterë që nuk pranon doktrinën tradicionale të trinisë dhe njihen për predikimin derë më derë, apo për kundërshtimin e shërbimit ushtarak dhe transfuzioneve të gjakut.
Ata thonë se, përshkrimi që i bëjnë autoritetet ruse është i rremë. Organizata është përhapur në botë dhe ka 8 milionë ndjekës aktivë, ndërsa në Rusi rreth 175 mijë. “Dëshmitarët e Jehovait” janë përballur me gjykatat në disa vende, por Rusia është më e zëshmja në cilësimin e tyre si një kult ekstremizmi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...