Rusi, 4 të vdekur dhe 16 të plagosur nga zjarri në një azil

12:48 | 9 Prill 2020
Arbresh Info

Zjarri dyshohet se u shkaktua nga një kontakt i shkurtër elektrik

Katër persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë u plagosën në zjarrin që shpërtheu në një shtëpi për të moshuarit në Moskë, tha të enjten Ministria Ruse e Emergjencës, transmeton arbresh.info.

Në ndërtesë ishin 65 persona në momentet kur shpërtheu zjarri, sipas raporteve paraprake. Si shkak i zjarrit dyshohet një qark i shkurtër elektrik, tha ministria në një deklaratë.

Të paktën 16 persona u dërguan në spital pas ngjarjes, me lëndime të niveleve të ndryshme të dëmtimit, thuhet më tej.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet./AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme