Rusët po votojnë të dielën në zgjedhjet lokale dhe rajonale. Këto zgjedhje po vlerësohen si test serioz për Kremlinin, popullaritetin e presidentit Putin dhe partinë në pushtet, përkrahja për të cilët ka rënë kohëve të fundit.
Aktivistët liberalë dhe ekspertët politikë po e përcjellin për së afërmi procesin e votimit për këshillin e qytetit në Moskë, ku autoritetet ua kanë ndaluar pjesëmarrjen në garë disa kandidatëve të pavarur. Ky vendim kishte nxitur protesta të vazhdueshme në kryeqytetin rus.
Përpos Moskës, zgjedhjet lokale dhe rajonale po mbahen edhe në 83 rajone dhe qytete në mbarë Rusinë. Në këtë garë do të caktohen edhe guvernatorët e rinj.
Në Moskë, shumë anëtarë të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, janë regjistruar në zgjedhje si kandidatë të pavarur për ta maskuar lidhjen e tyre me këtë parti.
Një pjesë e madhe e votuesve rusë janë të pakënaqur me partinë në pushtet pas miratimit të ligjit për ngritjen e moshës së pensionimit dhe rritjen e nivelit të TVSh-së. Kjo parti, e cila e ka numrin më të madh të deputetëve në kuvend, e ka përkrahur edhe vendosjen e taksës ndaj kamionëve që transportojnë mallra në largësi të mëdha.
Rënie të popullaritetit ka pësuar edhe vetë presidenti Putin. Besimi i publikut ndaj tij në muajin maj të këtij viti ra në nivelin më të ulët në 13 vjetët e fundit, shkruan “Free Europe”
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...