Rusët janë duke votuar të dielën në zgjedhjet lokale dhe ato rajonale.
Në këto zgjedhje, shtetasit rusë zgjedhin guvernatorët dhe ligjvënësit lokalë.
Këto janë zgjedhjet e para që mbahen në Rusi, prej nisjes së luftës në Ukrainë shtatë muaj më parë.
Rezultati i zgjedhjeve të 11 shtatorit nuk pritet të përbëjë dallim me situatën aktuale, pasi lufta është përmendur vetëm në disa raste të izoluara përgjatë fushatës.
Çështjet lokale sikurse, transporti publik, investimet në çështje të ambientit dhe ato të banimit, kanë qenë në krye të listës së prioriteteve.
Banorëve të Moskës u është mundësuar votimi prej 9 shtatorit për të zgjedhur anëtarët e 125 këshillave rajonalë.
Njerëzit e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë në Moskë, kanë pasur ndjenja të përziera nëse do të votojnë, dhe nëse ka peshë vota e tyre.
“Ekzistojnë rregulla dhe ne jetojmë në këtë sistem, ne punojmë këtu, andaj na duhet të jetojmë sipas rregullave të këtij sistemi”, ka thënë një burrë që nuk është identifikuar.
“Prandaj, nëse më thonë se duhet të votoj, unë do të shkoj të votoj”.
Edhe para nisjes së luftës në Ukrainë, Kremlini ka shtypur partitë e pavarura opozitare dhe grupet civile për qeverisje të mirë.
Prandaj procesi zgjedhor tani kontrollohet rreptësisht nga partia “Rusia e Bashkuar”, e cila është e lidhur ngushtë me Kremlinin, dhe tri parti tjera që miratojnë iniciativat e saj, “Komunistët”, “Partia Demokratike Liberale” dhe “Vetëm një Rusi”.
Kandidatët e Rusisë së Bashkuar pritet të fitojnë shumicën e rajoneve.
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...