Google ADS

Rusët sulmojnë depon me acid nitrik në Ukrainë, autoritet thirrje banorëve të mos dalin jashtë

14:13 | 5 Prill 2022
KRG

Forcat ruse kanë sulmuar një depo me acid nitrik në qytetin lindor të Ukrainës, Rubizhne, duke shkaktuar që një re tymi toksik që ka mbuluar zonën, sipas zyrtarëve ukrainas.

Banorët e Rubizhne janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda ose të mbajnë një maskë për fytyrën të zhytur në solucionin e natriumit, citoi CNN, Serhiy Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk.

“Është më mirë të presësh brenda, ky acid do të dekompozohet pas shiut. Por askush nuk e di se kur do të bjerë shi.

 

Prandaj, ju lutemi shikoni këtë re rozë dhe nëse ajo lëviz drejt jush, ju lutemi fshihuni brenda dhe prisni brenda. Depoja u godit nga një tank”.

Të ngjashme