Ushtarët rusë qëlluan në makinën e gazetarit zviceran Guillaume Briquet në fillim të kësaj jave. Ai ndau historinë e tij me gazetaren ukrainase Tatiana Popov, dhe ajo u publikua nga Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës Serhiy Tomilenko në Facebook.
Ushtarët rusë qëlluan me vetëdije mbi një makinë me mbishkrimin Press teksa po udhëtonte nga Kirovograd në rajonin e Nikolaevit dhe më pas e grabitën, transmeton portal arbresh.info
Plumbat kaluan disa centimetra përtej kokës së tij dhe, po të mos ishte përkulur, do të ishte goditur.
“Nuk është ushtria, janë vrasësit e Putinit,” tha gazetari zviceran.
Pasi ushtarët rusë qëlluan në makinën e tij, Guillaume doli, ngriti duart dhe tha: “Unë jam gazetar, mos qëlloni”.
Ai thotë se i pyeti nëse ishin ukrainas apo rusë dhe një i ri u përgjigj se ishin ushtarë rusë. Një tjetër burrë futi dorën në xhep dhe i mori 3000 euro.
Gazetari zciveran thotë se kur i pyeti ata se pse i morrën paratë, ushtari rus iu përgjigj duke qeshur dhe i tha: “Të tilla janë kohrat”.
Gazetari zviceran ka raportuar edhe për onfrontimin e armatosur mes separatistëve dhe forcave të armatosura ukrainase në Donbas./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet