Rusët e tronditur dolën me mijëra të enjten për të dënuar pushtimin e Ukrainës nga vendi i tyre, ndërsa thirrjet emocionale për protesta u rritën në mediat sociale.
Rreth 1,745 persona në 54 qytete të Rusisë janë arrestuar, 975 vetëm në Moskë, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info
Qindra postime erdhën duke dënuar veprimet më agresive të Moskës që nga pushtimi sovjetik i Afganistanit në vitin 1979.
Vladimir Putin e quajti sulmin një “operacion të posaçëm ushtarak” për të mbrojtur civilët në Ukrainën lindore nga “gjenocidi”, një pretentim i rremë për të cilin SHBA-të kishin lajmëruar disa ditë më parë.
“Dua t’u kërkoj ukrainasve për falje. Ne nuk votuam për ata që nisën luftën”, shkroi në mediat sociale, Tatyana Usmanova, aktiviste e opozitës në Moskë.
Ndërsa sirenat shpërthyen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, dhe shpërthime të mëdha u dëgjuan atje dhe në qytete të tjera, rusët po nënshkruanin peticione në internet duke kërkur nga Kremlini që të ndalonte sulmin.
Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë ka konfirmuar se 57 persona janë vrarë në më pak se 24 orë nga ushtria ruse./AP/arbresh.info/
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll