Google ADS

Rusët po fshehin varret masive në Mariupol, shokon kryebahskiaku: I transportojnë kufomat me kamionë

19:50 | 21 Prill 2022
KRG

Kryebashkiaku i Mariupolit ka akuzuar ushtrinë ruse për fshehje të varrezave masive të civilëve ukrainas të vrarë nga bombardimet.

Kryetari i bashkisë, Vadym Boichenko, tha se kamionët rusë kanë mbledhur kufomat nga rrugët e qytetit port dhe i kanë transportuar ato në një fshat aty pranë, Manhush, shkruan abcnews.al.

Më pas ata i kanë hedhur fshehtas në një varr masiv në një fushë pranë varrezave të vjetra të fshatit, tha kryebashkiaku.

“Pushtuesit po fshehin provat e krimeve të tyre”, tha ai. Varret ndodhen pranë një pike karburanti në anën e majtë të një rruge rrethore. Rusët kanë hapur gropa të mëdha, 30 metra të gjera. Ata futin njerëzit Brenda”, tha kryebashkiaku, raporton CNN.

Varrezat masive janë konfirmuar nga zyrtarët ukrainas, të cilët nëpërmjet pamjeve satelitore kanë gjetur vendndodhjen e tyre.

Në një postim në Telegram, Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, shkroi: “Si rezultat i një kërkimi dhe identifikimi të gjatë të vendeve të varrimit masiv të banorëve të vdekur të Mariupolit, ne vërtetuam ekzistencën e varrezave masive të banorët e vdekur të Mariupolit në fshatin Manhush”.

Sipas zyrtarëve ukrainas më shumë se 20,000 civilë, gra, fëmijë, të moshuar janë vrarë në rrugët e qytetit nga artileria dhe avionët rus./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme