Administrata rajonale e Zaporozhye thotë se një kryebashkiak i ri është instaluar në qytetin ukrainas Melitopol, i cili është nën kontrollin ushtarak rus, pasi kryetari i zgjedhur u arrestua të premten.
Ivan Fedorov, kryebashkiaku i zgjedhur i Melitopolit, u arrestua nga njerëz të armatosur të premten dhe u akuzua për vepra terrorizmi nga zyra e prokurorit për rajonin separatist të Luhanskut të mbështetur nga Rusia, transmeton portal arbresh.info
Në krye të qytetit është vendosur Galina Danilchenko, një ish-anëtare e këshillit të qytetit, sipas një deklarate në faqen e internetit të administratës rajonale të Zaporozhye.
Danilchenko, e cila nuk u zgjodh nga populli, u prezentua si kryetare e bashkisë nga një TV lokale.
Në deklaratën e saj televizive, e cila u postua nga administrata në Telegram, Danilchenko tha se “detyra e saj kryesore është të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta kthyer qytetin në normalitet”.
Ajo pretendoi se kishte ende njerëz në Melitopol që do të përpiqeshin të destabilizonin “situatën dhe të provokonin një reagim të sjelljes së keqe”.
Danilchenko propozoi krijimin e një “Komiteti të Zgjedhjes së Popullit” për të “zgjidhur të gjitha çështjet kritike për Melitopolin dhe rajonin e Melitopolit”./arbresh.info/
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot