Kritikat e pushtimit rus ndaj Ukrainës janë shfaqur në TV-në shtetërore ruse, duke shënuar një “veprim” të pazakontë për mediat ruse që janë nën kontrollin e shtetit.
“Mbrëmjet me Vladimir Soloviev”, një talk-shoë popullor pro-Kremlinit në kanalin Russia-1, u largua nga linja zyrtare e Moskës gjatë një bisede me të ftuarit këtë javë, transmeton portal arbresh.info
Semyon Bagdasarov, një akademik që u shfaq në këtë talk-shoë popullor, pyeti nëse “ne duhet të futemi në një Afganistan tjetër, por edhe më keq”, raportoi Moscow Times.
“Ka më shumë njerëz dhe ata janë më të avancuar në trajtimin e armëve,” tha ai, duke aluduar te ukrainasit.
Karen Shakhnazarov, një regjisore që shfaqet përkrah Bagdasarov gjithashtu vuri në dyshim vendimin e Kremlinit.
“E kam të vështirë të imagjion rënien e qyteteve sikurse është Kievi. Nuk mund ta imagjinoj se si do të dukej”, tha Shakhnazarov.
Komentet janë të pazakonta pasi prezantuesi i programit Soloviev ka qenë një aleat besnik i Presidentit Vladimir Putin dhe emisioni deri më tani ka mbështetur atë që Rusia e ka quajtur një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
Soloviev është vendosur nën sanksionet e BE-së, me BE-në që thotë se ai “është i njohur për qëndrimin e tij jashtëzakonisht armiqësor ndaj Ukrainës dhe lavdërimet e qeverisë ruse”./bbc/arbresh.info/
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...