Rusia ka intensifikuar përgjigjen e saj ndaj sulmit ajror të SHBA-ve, mbi Siri, duke dërguar një anije luftarake në Mesdheun lindor, për t’u përballur me flotën e Marinës amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri.
Fregata “Admiral Grigorovich”, e Putinit, la sot portin e Sevastopolit, në Krime, për t’u vendosur përballë dy anijeve shkatërruese amerikane, USS Porter dhe USS Ross, nga ku nisi sulmi ajror amerikan.
Fregata 4000 tonëshe është e pajisur me raketa potencialisht vdekjeprurëse dhe i është drejtuar portit sirian “Tartus”, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Ministria e Jashtme ruse e quajti një “qasje të papërgjegjshme”, sulmin amerikan mbi Siri.
“Shtetet e Bashkuara nuk mund të mos e kuptojnë faktin se trupat qeveritare siriane nuk kanë përdorur armët kimike atje. Damasku, thjesht nuk i ka këto armë kimike, siç është konfirmuar nga një numër i madh ekspertësh kualifikuar. Është e qartë se sulmi amerikan ishte i përgatitur paraprakisht dhe se ngjarja me armët kimike shërbeu vetëm si pretekst për një shfaqje të forcës”, u tha nga Ministria e Jashtme Ruse.
Si rrjedhojë e tensionit në rritje, Rusia ka pezulluar komunikimin me SHBA-të, nga një linjë telefonike e specializuar ushtarake, e projektuar për të parandaluar konfliktin midis dy superfuqive, pas sulmeve ajrore ne Siri.
Kjo linjë telefonike, e quajtur “deconfliction line”, ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, ka qenë e përshkruar si e papërsosur, por thelbësore në kohën e tensioneve.
Në këtë linjë, një kolonel amerikan rusisht-folës, mban kontakte me homologët rusë në Siri dhe pikërisht nëpërmjet kësaj linje, SHBA njoftoi Rusinë për sulmet e pashmangshme të së premtes në mëngjes mbi Siri.
Kjo linjë telefonike shërben edhe si një kanal i sigurimit të fluturimeve.
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...
Pierre Poilievra mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kan...
Një veturë ka marrë flakë mbrëmë pas mesnate në Aktash të Pr...