Dymbëdhjetë vjet pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, rumunët po ankohen gjithnjë e më shumë.
Rumania e udhëhoqi në mënyrë të suksesshme presidencën 6-mujore të BE-së për herë të parë dhe shënoi përparim të konsiderueshëm në integrimet evropiane.
Sidoqoftë, shumë njerëz në Rumani dhe Bullgari, shtete që së bashku u anëtarësuan në BE në vitin 2007, ndihen sikur ndodhen ende në periudhë provuese dhe besojnë se po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Atyre nuk u është mundësuar bashkimi në Zonën Shengen dhe ende po i nënshtrohen një programi të veçantë për vëzhgimin e korrupsionit.
Rumunët i pranojnë problemet e vazhdueshme me korrupsionin dhe oligarkinë. Burri që dikur konsiderohej si politikani më i fuqishëm në vend, Liviu Dragnea, kryetar i partisë më të madhe në Rumani, ndodhet në burg për shkak të keqpërdorimit të pushtetit.
Sidoqoftë, rumunët thonë se shteti i tyre ka shënuar përparim të theksuar dhe se pranimi në Zonën Shengen nuk do të duhej të ndërlidhej me problemet e korrupsionit.
Ky shtet ka kufij të gjatë, por ka investuar shumë në mbrojtjen e tyre. Për këtë arsye, rumunët mendojnë se kanë të drejtë të jenë pjesë e Zonës Shengen aq sa anëtarët e tjerë, siç janë hungarezët, të cilët kanë probleme të ngjashme me korrupsionin. Hungaria madje vlerësohet si shkelëse më e madhe e ligjit se Rumania, shkruan “Neë York Times”, transmeton Gazeta Express.
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...
Haziri: Rikthimi i Trump mund të bëjë histori në Amerikë