Rumania ka humbur kryeministrin e dytë për shtatë muaj pasi pasi partia politike e Mihai Tudosës tërhoqi mbështetjen e tij.
Kryeministri socialdemokrat tha se po jepte dorëheqje “me kokën lartë”, shkruan AFP, transmeton portali arbresh.info
Partia e tij është shpartalluar nga një luftë për pushtet, e cila është duke luftuar që të fitojë besimin e publikut pas manipulimit të votae dhe skandaleve tjera korruptive.
Muajt e fundit vendi është vërshuar nga protesta në rrugë kundër reformave të diskutueshme të sistemit të drejtësisë dhe ka pasur konflikte mes politikanëve dhe prokurorëve kundër korrupsionit.
Vitin e kaluar, BE-ja e paralajmëroi Rumaninë se lufta kundër korrupsionit ishte nën kërcënim serioz nga sulmet politike dhe mediatike.
Në të njëjtën kohë, Rumania, një nga vendet anëtare më të varfra të BE-së, po gëzon një rritje të fortë ekonomike.
Plani buxhetor i vitit 2018 i Rumanisë parashikon rritje ekonomike prej 5.5% dhe një deficit pak nën kufirin e BE prej 3% të prodhimit të brendshëm bruto, raporton agjencia e lajmeve Reuters./arbresh.info/
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt