Rumania dhe Bullgaria kanë arritur marrëveshje me Austrinë, që ti bashkohen zonës për lëvizje të lirë, Schengen nga ajri dhe deti, nga marsi i vitit 2024, ka thënë Ministria e Brendshme e Rumanisë.
Ndërsa diskutimet për kufijtë tokësorë pritet të vazhdojnë vitin tjetër.
Zona Schengen përbëhet nga 27 vende evropiane – 23 prej tyre janë vende anëtare të Bashkimit Evropian, ku vendet joanëtare të cilat janë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, nëpër të cilat nuk ka kontrollë në kufijtë e përbashkët.
Katër vende anëtare të BE-së – Rumania, Bullgaria, Qiproja dhe Irlanda – nuk janë pjesë e Schengenit.
Marcel Ciolacu, Kryeministri rumun, e ka mirëpritur marrëveshjen për hyrje të pjesshme në Schengen.
“Prej marsit, rumunët do të përfitojnë prej Schengenit nga udhëtimet prej ajrit dhe detit”, ka thënë ai.
“Jam i bindur që më 2024 do t’i finalizojmë negociatat edhe për kufijtë tokësorë”, ka shtuar ai.
“Pas negociatave të gjata dhe të komplikuara, ne kemi arritur marrëveshje në parim me Austrinë për pranim të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Schengen, fillimisht përmes kufijve ajrorë dhe detarë”, ka thënë kryeministri bullgar, Nikolay Denkov, më 28 dhjetor.
Në një takim të ministrave të Brendshëm të BE-së, vitin e kaluar, Austria e ka kundërshtuar zgjerimin e zonës Schengen në Rumani dhe Bullgari, duke thënë se migrimi ilegal është ende në shkallë të lartë dhe që dy shtetet duhet të bëjnë më shumë para së të anëtarësohen./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...