Gjatë fundjavës, në Bukuresht janë rikthyer protestat masive kundër qeverisë.
Rreth 3,000 njerëz janë mbledhur para ndërtesës së Parlamentit, duke kërkuar dorëheqjen e qeveritarëve, transmeton portali arbresh.info.
Protestuesit kanë formuar edhe një flamur të BE-së gjatë protestës.
Sipas tyre, protesta ka për qëllim mbështetjen e BE-së dhe vlerat e saj. Qytetarët e Rumanisë kanë filluar protestat që në fillim të muajit shkurt, pasi kryeministri Sorin Grindeanu ka nënshkruar një dekret që do t’i lehtësonte dënimet për zyrtarët e korruptuar.
Përkundër shfuqizimit të dekretit, protestat po vazhdojnë./Arbresh.info
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...