Rumania e ka mbajtur sot ceremoninë e varrimit të ish-Mbretit Michael, i cili vdiq më 5 dhjetor në Zvicës, në moshën 96 vjeçare.
Në funeral së bashku me presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis, ishin edhe përfaqësues mbretërorë evropianë.
Ceremonia e varrimit në kryeqytetin Bukuresht, është udhëhequr nga Partiku Daniel i Kishës Ortodokse Rumune.
Më herët, dhjetëra mijëra rumunë janë mbledhur në Sheshin e Revolucionit në Bukuresht, ku arkivoli i ish-Mbretit Michael ka qëndruar për nderime afër Pallatit Mbretëror.
Ish-Mbreti Michael, i cili ishte mbreti i fundit i gjallë nga vendet e Evropës Lindore, ishte tërhequr nga jeta publike në mars të vitit 2016, kur Shtëpia mbretërore kishte shpallur se ai ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës dhe leukemi./REL
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...