Katër persona, përfshirë edhe një grua, u vranë dhe katër të tjetër u plagosën pas një shpërthimi të një mine në një fabrikë të municionit në jug të Rumanisë, raportuan mediat lokale.
Zyrtarët shëndetësorë lokalë thanë se mina shpërtheu teksa disa punëtorë po punonin që ta ç’aktivizonin atë.
Katër të plagosurit janë në gjendje stabile, tha për mediat zëdhënësi i shërbimeve të emergjencave, Octavian Fulger.
Ai shtoi se lidhur me këtë incident është hapur hetimi.
Sipas ueb-faqes së kompanisë Energotech Group, që ka në pronësi fabrikën Babeni, ku ndodhi sulmi, kjo fabrikë është furnizuese e certifikuar për Ministrinë e Mbrojtjes së Rumanisë dhe për Aleancën Veri-Atlantike (NATO).
Më 2019 kishte ndodhur një shpërthim aksidental në po të njëjtën fabrikë dhe për pasojë kishte humbur jetën një burrë 22-vjeçar./tch
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...