Rumunët nuk tërhiqen nga protestat e tyre edhe pas anulimit të dekretit që falte të gjithë zyrarët e korruptuar. Kryeministri i vendit ka bërë thirrje për qetësi dhe ka këkruar që t’i jepet fund asaj që ai e quajti gjendje e tensionuar në Rumani.
Përveç kryeministrit, protestuesit kërkojnë edhe dorëheqjen e Presidentit, i cili ka mbështetur prej fillimit kauzën e tyre.
Qeveria e udhëhequr nga Social Demokratët e Rumanisë kërkoi dhënien fund të asaj që ai e quajti gjendje të tensionuar, pasi rumunët duket se nuk do të heqin dorë nga protestat edhe pas tërheqjes së dekretit që falte të gjithë zyrtarët e korruptuar. Situata është përshkallëzuar sepse tashmë përveç atyre kundër kanë nisur të protestojnë edhe ata që mbeshtesin qeverinë. Të hënën qindra protestues u mblodhën para pallatit presidencial ose në selinë rezidenciale të presidentit Iohanis. Në një konferencë shtypi, kryeminsitri sorin Sorin Grindeau bëri thirjje për qetësi.
“E kuptova mesazhin e dhënë nga rruga dhe kjo është arsyeja pse unë e mora vendimin për të tërhequr dekretin. Por nga ana tjetër kemi edhe mbështetësit tanë që ndjejnë nevojën të shprehin vetën e tyre madje me gjithë presionin e protestuesve. Unë i bëj thirrje gjithësecilit për qetësi.”
Edhe pse presidenti ka mbështetur kauzën e rumunëve në kundërshtim me dekretin e kryeministrit, turma me pankarta fyese ndaj tij kërkon dorëheqje
“Është e papranueshme që një person që zgjidhet si president i Rumanisë, është president i vetëm një pjese të saj. Ai nuk po bën asgje tjetër veçse po ndan kombin” thotë Emil Patrichi.
Këto janë protestat më të mëdha që po ndodhin në Rumani që prej rënies së sistemit komunist në vitin 1989.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...