Google ADS

Ruanda rihap kufirin me Kongon pas përhapjes së Ebolës

21:42 | 1 Gusht 2019
Arbresh.info

Ruanda ka rihapur kufirin e saj me Republikën Demokratike të Kongos, ku një shpërthim i Ebolës ka marrë jetët e më shumë se 1,800 njerëzve në vitin e kaluar.

Kufiri u mbyll për disa orë pas konfirmimit të një vdekjeje të tretë nga Ebola në qytetin Goma, transmeton portali arbresh.info.

Të paktën 2.700 njerëz janë infektuar në shpërthimin më të keq të Ebolës në historinë e vendit.

Trajtimi i sëmundjes është komplikuar nga konflikti në rajon.

Rreth 12 raste të reja raportohen çdo ditë në Republikën Demokratike të Kongos, raporton Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme