Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, ka miratuar një vendim për mbylljen mbi 100 xhamive dhe rreth gjashtë mijë kishave, prej të cilave 700 ndodhen në kryeqytetin Kigali.
Siç shkruajnë mediat lokale, përcjell AA, rreth 6,100 objekte fetare mbyllen nën pretekstin se ka shumë dhe se përdoren për qëllime që nuk kanë të bëjnë me fenë.
“A kemi një numër të njëjtë të fabrikave ose të puseve? Mendoj se nuk kemi”, u tha presidenti i Ruandës gazetarëve.
Ai theksoi se situata ekonomike në vend është e rëndë, duke theksuar se autoritetet e shtetit nuk mund të mbulojnë shpenzimet e një numri kaq të madh të objekteve fetare.
Kagame shtoi se një numër kaq të madh të objekteve fetare, mund të ja lejojnë vetes vetëm shtetet e zhvilluara.
Për sa u përket arsyeve për mbylljen e tyre, Kagame tha se lidhen edhe me sigurinë brenda objekteve, të cilat shpesh nuk përmbushin kushtet e sigurisë për të kryer rite fetare. /AA
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...