Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka thënë homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se ai sheh “vlerë” në ndihmën për të krijuar “një rrugë të sigurt detare për eksportimin e produkteve bujqësore ukrainase”, njoftoi Reuters nga zyra e tij.
Zyra e Erdoganit ka thënë gjithashtu se mirëpret në parim idenë për ta bërë Stambollin një seli për “vëzhgimin” midis Moskës, Kievit dhe OKB-së.
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia është e gatshme të lehtësojë eksportin e papenguar të grurit nga portet ukrainase në koordinim me Turqinë, raportoi Reuters.
Ukraina nuk ka qenë në gjendje të eksportojë miliona tonë drithë për shkak të bllokadës ruse të porteve ukrainase të Detit të Zi./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele