Një nënë e dy fëmijëve është vrarë nga një goditje rrufeje gjatë një udhëtimi familjar në një plazh në Kolumbi.
Froilanis Maireth Rivas Roman u godit nga rrufeja përpara se të rrëzohej në shpinë ndërsa pushuesit filmuan momentin e tmerrshëm në telefonat e tyre.
Pamjet tregojnë një varg të gjatë rrufeje që erdhi nga qielli, duke goditur turisten.
Sipas autoriteteve, ajo vdiq nga arresti kardio-respirator pasi u godit nga rrufeja ditën e djeshme, shkruan Dailymail.
Ajo ishte duke vizituar plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi, me anëtarët e familjes të cilët kishin mbërritur në qytetin bregdetar më herët atë ditë.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat për t’u goditur nga rrufeja në një vit të caktuar janë një në një milion, megjithatë gati 90 për qind e viktimave mbijetojnë.
Ka një numër të lartë vdekjesh të shkaktuara nga rrufetë në Kolumbi për shkak të kushteve gjeografike të saj.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...