Një autobus me udhëtarë serbë që ishte duke udhëtuar nga Serbia është aksidentuar në autostradën e Trakës në Bullgari.
Sipas medias serbe “N1”, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tetë fëmijë dhe katër persona të rritur.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulanca, zjarrfikësit dhe policia.
Sipas raportimeve, të gjithë pasagjerët që ishin në autobus janë shtetas të Serbisë, ndërsa në total kanë qenë 48 pasagjerë. Ata ishin duke u kthyer nga “Sunny Beach”, pasi që morën pjesë në një festival në “Nessebar”.
RTS raporton se të lënduarit po transportohen në spitalin e Stara Zagorës dhe se dy persona kanë marrë lëndime të rënda, njëri prej të cilëve është fëmijë.
Gjithashtu televizioni publik bullgar ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por edhe se në autostradën për në Sofje është krijuar një bllokadë dhe kolona të gjata, si dhe është krijuar një korridor për mjetet e emergjencës.
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik