Google ADS

Rrokulliset autobusi me turistë, 29 të vdekur

09:08 | 18 Prill 2019
Arbresh.info

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën, kur një autobus që po barte turistë gjermanë u rrokullis në ishullin portugez të Madeiras.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 të kohës lokale, pranë hotelit Quinta Splendida në Canico, kur automjeti që mbante 55 veta u kthye jashtë një rruge të ngushtë dhe u rrokullis poshtë një kodre të pjerrët, transmeton portali arbresh.info.

Kryebashkiaku lokal Filipe Sousa u tha medias lokale: “Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndodhi, nuk mund të përballoj vuajtjet e këtyre njerëzve”.

Ai gjithashtu tha se autobusi goditi të paktën një shtëpi gjatë incidentit.

Viktimat përfshijnë 18 gra dhe 11 burra – një prej të cilëve vdiq më vonë në spital, tha Sousa për transmetuesin publik RTP.

Rreth 27 vetë u plagosën, përfshirë shoferin portugez dhe një udhërrëfyes turistik lokal, të cilët u dërguan në spital./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme