Shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën, pasi barka me të cilën po lundronin u rrokullis derisa po ushtronin për festivalin që organizohet në pjesën jugore të Kinës.
Në videon amatore të filmuar në qytetin Guilin, një grup burrash shiheshin duke lundruar me një barkë para se të ngecin dhe të rrokulliset, transmeton Telegrafi.
Dhe në momentin që një barkë tjetër afrohet që t’ju ndihmojë, edhe ata e pësojnë. Raportohet se në total 60 persona bien në ujë dhe për shpëtimin e tyre janë angazhuar më shumë se 80 zjarrfikës.
Mediat kineze raportojnë se 17 prej tyre kanë humbur jetën, pasi nuk i kanë mbijetuar rrymave të krijuara brenda ujit. /Telegrafi/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...