Operatori polak i naftësjellësit Pern, ka zbuluar rrjedhje të derivatit në një linjë të naftësjellësit Druzhba që transporton naftën nga Rusia në Evropë.
Nga Pern kanë bërë të ditur se shkaku i rrjedhjes së naftës për momentin nuk dihen, raporton Reuters.
Kjo rrjedhje është zbuluar në një pjesë të tubit rreth 70 kilometra nga qyteti polak Plock.
“Linjat tjera të naftësjellësit dhe elementet e tjera të infrastrukturës së Pern po funksionojnë normalisht”, është bërë e ditur nga Pern.
“Në këtë momente të gjitha ekipet e Pern (teknike, operative dhe brigadat interne të zjarrfikësve) po ndërmarrin të gjithë masa e parashikuara për këtë lloj të situatës”, thuhet ndër tjera. /arbresh.info/
Lexohet përmbajta e zarfit të zi: Amber jep dorëheqje nga BB...
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër v...
Vullneti dhe Drenusha ironizojnë me situatën e krijuar pas ‘...
Kur bën ftohtë papritur – çfarë i ndodh trupit dhe këshillat...
Kurti takon medalistët olimpikë të xhudos, thekson mbështetj...
Kush është i riu nga Mirdita që u ekzekutua në Vlorë