Operatori polak i naftësjellësit Pern, ka zbuluar rrjedhje të derivatit në një linjë të naftësjellësit Druzhba që transporton naftën nga Rusia në Evropë.
Nga Pern kanë bërë të ditur se shkaku i rrjedhjes së naftës për momentin nuk dihen, raporton Reuters.
Kjo rrjedhje është zbuluar në një pjesë të tubit rreth 70 kilometra nga qyteti polak Plock.
“Linjat tjera të naftësjellësit dhe elementet e tjera të infrastrukturës së Pern po funksionojnë normalisht”, është bërë e ditur nga Pern.
“Në këtë momente të gjitha ekipet e Pern (teknike, operative dhe brigadat interne të zjarrfikësve) po ndërmarrin të gjithë masa e parashikuara për këtë lloj të situatës”, thuhet ndër tjera. /arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...